Trajnim i Përparuar për Krimin Kibernetik për Gjyqtarët dhe Prokurorët
Përmbledhja e temës
-
-
-
Objektivat e kësaj seance janë:
- Dhënia e informacionit pjesëmarrësve në lidhje me nevojën për këtë kurs trajnimi dhe qëllimin e objektivat e tij.
- Sigurimi që ata të kenë informacion të mjaftueshëm në lidhje me programin e aktiviteteve dhe axhendën.
- Dhënia e informacionit në lidhje me shëndetin, sigurinë dhe detajet administrative të kursit.
- Prezantimi i pjesëmarrësve me trajnerët dhe pjesëmarrësit e tjerë.
-
Në këtë sesion pjesëmarrësit:
- Do të identifikojnë nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar për hetimin e shumë prej veprave penale që mund të jenë kryer;
- Do të identifikojnë kanalet e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe instrumentet e disponueshëm, mënyrat e përdorimit, afatet kohore dhe efektivitetin e metodave të bashkëpunimit që janë të disponueshme;
- Do të diskutojnë avantazhin e mekanizmave të bashkëpunimit të përshkruara në Konventën e Budapestit për Krimin Kibernetik dhe do të identifikojnë parimet e tij të përgjithshme, masat provizore dhe rrjetin 24/7.
-
Në përfundim të mësimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Identifikojnë fushat e aktiviteteve të ditëve të mëparshme që kanë kuptuar
- Identifikojnë fushat ku kanë nevojë të rishikojnë materialet për të sjellë njohuritë e tyre në nivelin e kërkuar
-
Në përfundim të këtij sesioni pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Shpjegojnë termin Kriminalistika Dixhitale
- Krahasojnë Kriminalistikën Dixhitale me shkencat tradicionale të kriminalistikës
- Përkufizojnë të paktën tre nën-degë të Kriminalistikës Dixhitale
- Identifikojnë katër hapa në ekzaminimet e kriminalistikës dixhitale
- Diferencojnë dy kategoritë e gjurmëve dixhitale
- Përshkruajnë se si Kriminalistika Dixhitale mund të mbështesë hetimet
- Paraqesin sesi funksionon Steganografia
- Krahasojnë tre metodat sesi të rikuperohen skedarët e fshirë
- Karakterizojnë llojet e ndryshme të Hapësirës së Papërdorur në Sistemin e Skedarëve
-
Në përfundim të këtij sesioni pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Zbatojnë teorinë e Kriminalistikës Dixhitale në një skenar pratik
- Identifikojnë përfitimet e ekzaminimit të Kriminalistikës Dixhitale
- Përshkruajnë sesi Virtualizimi mund të ndihmojë në Kriminalistikën Dixhitale
-
Në përfundim të këtij sesioni pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Menaxhojnë ndjekjen ligjore
- Mbledhin prova nga jashtë shtetit nëpërmjet Ndihmë së Ndërsjellë Juridike
- Sigurohen se nuk ka asnjë pengesë procedurale ose ligjore për kërkesat për prova
- Kontaktojnë dëshmitarët në juridiksionet e tjera gjatë procedimit gjyqësor
- Plotësojnë me saktësi dhe azhurnojnë të gjithë dokumentacionin dhe procedurat përkatëse
- Garantojnë se janë përgatitur dosjet e përshtatshme dhe dokumentet mbështetës në formën e kërkuar brenda afateve përkatëse
- Informojnë mbrojtjen për provat (nëse nevojitet)
- Trajtojnë pranueshmërinë e provave elektronike dhe provave të tjera
- Garantojnë pajtueshmërinë me KEDNJ dhe dispozitat e tjera
- Njohin rolin dhe pritshmëritë e ekspertëve dëshmitarë
- Dokumentojnë plotësisht vendimet, veprimet, alternativat dhe arsyetimin në përputhje me legjislacionin dhe politikat aktuale
- Identifikojnë metodat e paraqitjes së provave elektronike në procedimin gjyqësor
-
Në përfundim të këtij sesioni pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Japin vlerësimin e duhur për kursin dhe efektivitetin e tij.
- Plotësojnë formularët e vlerësimit të Këshillit të Evropës.
- Identifikojnë nivelin tjetër të mësimit për të cilin kanë nevojë për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre në këtë fushë.
-
