Salt la conţinutul principal
CYBOX
  • Acasă
  • Request a tenant
  • Mai mult
Închide
Comutați intrarea de căutare
Română
Azərbaycanca English Español Français Português Română Shqip Srpski Türkçe Македонски Українська ქართული Հայերեն العربية Dhivehi
În prezent folosiți accesul pentru vizitatori
Conectare
Register
Register
Acasă Request a tenant
Omite Meniu principal
Meniu principal
  • {a} icoană
    INTJ Home Page URL
  • {a} icoană
    Site announcements Forum
  • {a} icoană
    CYBOX Feedback Form

    Trajnim hyrës gjyqësor për krimin kibernetik dhe provat elektronike

    • Curs
    • Informații
    • Mai mult
    Navigare animată - oprește
    Navigare animată - oprește
    • Dita 3

      Dita e parë e trajnimit përfshin seancat e mëposhtme:

      • Sesioni 8 - Kompetencat procedurale të Konventës së Budapestit - Pjesa 2
      • Sesioni 9 - Konceptet bazike për bashkëpunimin ndërkombëtar
      • Sesioni 10 - Përmbledhje e hetimit të krimit kibernetik: Përvoja Vendore dhe Ndërkombëtare
      • Sesioni 11 - Ndërtimi i aftësive për krimet kibernetike
      • {a} icoană
        Sesioni 8 - Kompetencat procedurale të Konventës së Budapestit - Pjesa 2
        2.6 MB Powerpoint 2007 presentation

        Qëllimi i seancës:

        T'u ofrojë pjesëmarrësve një kuptim gjithëpërfshirës të elementeve të kompetencave procedurale që lidhen me kontrollin dhe sekuestrimin e të dhënave të ruajtura kompjuterike, mbledhjen në kohë reale të të dhënave të trafikut dhe përgjimin e të dhënave të përmbajtjes, si dhe fushëveprimin juridiksional të Konventës së Budapestit.  

      • {a} icoană
        Sesioni 9 - Konceptet bazike për bashkëpunimin ndërkombëtar
        1.8 MB Powerpoint 2007 presentation

        Qëllimi i seancës:

        • Të kuptuarit e dimensionit global të internetit dhe dimensionin ndërkombëtar të krimit kibernetik
        • Kuptimi i sfidave të krimit kibernetik në mjedisin ndërkombëtar
        • Shpjegimi i rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe njohja e instrumenteve në dispozicion për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e krimit kibernetik
        • Diskutimi i Konventës së Budapestit për Krimin Kibernetik dhe identifikimi i parimeve dhe neneve të saj të përgjithshme dhe të veçanta mbi Ndihmën Juridike të Ndërsjellë në çështjet penale
      • {a} icoană
        Sesioni 10 - Përmbledhje e hetimit të krimit kibernetik: Përvoja Vendore dhe Ndërkombëtare
        975.3 KB Powerpoint 2007 presentation

        Qëllimi i seancës:

        • Kuptojnë kornizën ligjore dhe organizimin praktik të autoriteteve kompetente për shtypjen dhe gjykimin e krimit kibernetik 
        • Rishikojnë dhe kuptojnë konceptet themelore të hetimit të krimit kibernetik dhe rolet e autoriteteve të përfshira
        • Mësojnë rreth disa përvojave ndërkombëtare në lidhje me organizimin e autoriteteve specializuara dhe hetimin e krimit kibernetik
        • Mësojnë në lidhje me përvojat e brendshme në këtë drejtim
      • {a} icoană
        Sesioni 11 - Ndërtimi i aftësive për krimet kibernetike
        393.4 KB Powerpoint 2007 presentation

        Objektivat e seancës:

        • Të analizohet përmbledhja e studimit të rastit në mjedisin e punës në grup
        • Të zbatohen njohuritë e marra gjatë Trajnimit Themelor Gjyqësor mbi Krimin Kibernetik në rastin studimor
        • Të raportohet në lidhje me konkluzionet e studimit të rastit
        • Për të kuptuar cilët duhet të jenë hapat e ardhshëm në drejtim të ndërtimit të aftësive
      • {a} icoană
        Ndërtimi i aftësive për krimet kibernetike Studim rasti "Kush jam unë?"
        15.0 KB Word 2007 document
      • {a} icoană
        Planet e mësimit
    Trajnim hyrës gjyqësor për krimin kibernetik dhe provat elektronike
     Trajnim hyrës gjyqësor për krimin kibernetik dhe provat elektronike

    Trajnim hyrës gjyqësor për krimin kibernetik dhe provat elektronike

    Target Audience
    Judiciary
    Training Length
    3.5 days
    Delivery mode
    Trainer-assisted, online or on-site
    Language
    Albanian

    Ky kurs trajnimi hyrës është kurs i rëndësishëm dhe i domosdoshëm pasi jep bazën e njohurive për gjyqtarët, magjistratët dhe prokurorët mbi krimin kibernetik.  Ai duhet të jetë në gjendje t'u japë pjesëmarrësve një kuptim të mirë të koncepteve themelore mbi krimin kibernetik dhe tema të tjera të ngjashme. Ky kurs, më shumë se gjithçka, duhet të sigurojë një bazë solide për kurse të ardhshme të tilla si Kursi i Avancuar dhe kurse të tjera të specializuara. Thjesht sa për ta përsëritur, ky kurs hyrës duhet të shërbejë si një prej blloqeve të ndërtimit për trajnimet e ardhshme.

    Kursi prej 3 ditë e gjysmë i Trajnimit Hyrës mbi Krimin Kibernetik për Gjyqtarët, Magjistratët dhe Prokurorët siç sugjeron emri duhet të jetë një kurs ku të pranishmëve iu paraqiten gjërat thelbësore të lëndëve, koncepteve dhe temave në lidhje me krimin kibernetik.  Kursi duhet të fillojë të ngacmojë mendjet e pjesëmarrësve dhe të fillojë interesimi i tyre. Kjo përfshin një hyrje në konceptet e krimit kibernetik dhe, nëse është e mundur, shpjegimin e terminologjisë që është thelbësore për të kuptuar dispozitat e Konventës së Budapestit, legjislacionit vendor dhe koncepteve në lidhje me Provat Digjitale dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar.

    footer_new.png
    Privacy Policy Terms of Service Contact us
    În prezent folosiți accesul pentru vizitatori (Conectare)
    Obțineți aplicația mobilă
    Politici utilizare site
    Dezvoltat de Moodle Workplace