-

Me këtë mjet, Këshilli i Evropës synon të fuqizojë vendet duke ofruar nivelin e parë të trajnimit, së bashku me kurset hyrëse për krimin kibernetik dhe provat elektronike, si dhe duke i mbështetur ato teksa ato përfshijnë më tej trajnimin e disponueshëm në programet e tyre. Objektivi është të punohet me vendet për të identifikuar nevojat e tyre dhe më pas t'i mbështesë ato për të krijuar një grup trajnerësh kombëtarë që janë në gjendje të ofrojnë kurse si pjesë e një strategjie të efektshme për trajnimin gjyqësor. Programet e qëndrueshme të trajnimit janë e vetmja mënyrë efektive për të siguruar që trajnerët gjyqësorë të kenë njohuri të mjaftueshme për të përmbushur rolet e tyre në mënyrë efektive.
Ky program fokusohet në "si të ofrohen trajnime" për krimin kibernetik dhe provat elektronike, dhe u konceptua duke pasur parasysh një audiencë të përgjithshme gjyqtarësh dhe prokurorësh të cilët ose janë të angazhuar tashmë si trajnerë brenda institucioneve të tyre gjyqësore, ose që kanë interes të bëhen të tillë. Për shkak se fokusohet në metodologjinë e trajnimit, kjo punë plotëson kurset tashmë të disponueshme për kurrikulat thelbësore për krimin kibernetik. Njohja dhe kuptimi i tyre, si dhe i materialit përkatës, përfaqëson parakushtin për zbatimin e kurrikulës aktuale, e cila do të jetë nga ana tjetër objekt i "trajnimeve kaskadë".